INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione dhe në Kavajë/ Policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Tensione dhe në Kavajë/ Policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Publikuar më: 20:32 19-06-2019

Disa militantë të opozitës janë përplasur fizikisht me efektivët e Policisë në qytetin e Kavajës. Për të frenuar qytetarët, Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion në drejtim të qytetarëve.

Përplasja mes policisë vijon edhe në këto momente, ndërsa militantët tentuan të shpërthejnë me forcë derën e KZAZ, aty ku ndodhen edhe materialet zgjedhore.

Ndërkohë KZAZ e Kavajës prej 4 orësh ishte marrë në ruajtje nga Policia e Shtetit dhe RENEA pas paralajmërimit të nënkryetarit të Bashkisë, Hysen Kadiu për dorëzimin e materialeve zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim kështu dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Përplasje janë shënuar edhe paraditen e sotëm në disa qytete, si në Kukës, Burrel dhe Klos, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet për disa qytetarë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039