Studentët janë të vendosur që edhe mbrëmjen e sotme ta kalojnë përpara godinës së Kryeministrisë. Për të sfiduar temperatura e ulta, ata kanë kërkuar vendosjen e disa fuçive për të ndezur zjarr me dru. Kjo nismë e tyre është kundërshtuar nga efektivët e policisë.
Pavarësisht tentativës për t’i bllokuar, studentët arritën t’i sillnin ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë. Më pas mësohet se efektivë të policisë u kanë thënë protestuesve të shpërndahen pasi protesta është e paligjshme.
Ata kanë marrë edhe ushqim si dhe ujë dhe paralajmërojnë se do të qëndojnë gjithë natën meqë kryeministri Edi Rama nuk ka miratuar ende 8 kërkesat që ata kanë paraqitur prej ditësh!