INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione mes Turqisë dhe SHBA-së/ Çfarë sanksionesh priten të vendosen ndaj shtetit turk?

Tensione mes Turqisë dhe SHBA-së/ Çfarë sanksionesh priten të vendosen ndaj shtetit turk?

Publikuar më: 07:23 10-04-2019

Udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmërojnë Turqisë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë.

“Deri në fund të vitit, Turqia në tokën e saj ose do të ketë aeroplanë luftarakë amerikan të avancuar F-35 ose një sistem mbrojtës raketor sipërfaqësor në ajër të Rusisë S-400. Nuk do ti ketë të dyja”,- thanë senatorët republikanë, Jim Risch dhe Jim Inhofe dhe ata demokratë Bob Menendez dhe Jack Reed në një kolumne të botuar në New York Times.

“Sanksionet do të godasin ekonominë e Turqisë duke vështirësuar tregjet ndërkombëtare, duke shmangur investimet e huaja direkte dhe duke dëmtuar industrinë e aviacionit dhe të mbrojtjes turke”, thanë ata.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhueshme të SHBA-së, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se vendi tij do të blej sistemin raketor rus.

SHBA-ja ka thënë se ky sistem do të kompromentoj sigurinë e aeroplanëve ushtarak amerikanë të cilët përdorin teknologji të fshehur.

Article Logic
Execution time: 0.0018031597137451