INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet protesta para ambasadës shqiptare në Greqi pas vrasjes së ushtarit grek: Shqiptarët...[FOTO]

Tensionohet protesta para ambasadës shqiptare në Greqi pas vrasjes së ushtarit grek: Shqiptarët...[FOTO]

Publikuar më: 22:11 28-10-2018

Forcat RENEA kanë ekzekutuar ushtarin grek Konstantinos Kacifas, i cili paraditen e sotme, i veshur me rroba ushtarake greke, qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA ka eliminuar 35 vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks.

Pas kësaj ngjarjeje për të cilën pati reagime zyrtare nga të dyja palët përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kaçifës,

Në protestë kanë qenë edhe dy deputetë të Partisë Agimi i Artë, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek.

Me flamuj grekë në duar, ata protestuan për vdekjen e Konstandin Kaçifës, ndërsa mbajtën edhe qirinj dhe nuk kursyen aspak thirrjet ndaj shqiptarëve si dhe 35-vjeçarin e cilësuan hero që ra për atdheun e tij.

Po ashtu, Agimi i Artë protestoi edhe në Selanik para zyrave të Bashkimit Europian.

agim.jpg

 

ort.jpg

 

sg.png

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938