INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të grabiste banesën, bie nga kati i tretë i riu shqiptar

Tentoi të grabiste banesën, bie nga kati i tretë i riu shqiptar

Publikuar më: 09:41 11-11-2018

Një shqiptar i cili po tentonte të grabiste një banesë ra nga kati i tretë i pallatit. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Loano, Kuneo, Itali. Shqiptari me inicialet R. M., 23 vjeç kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi dhe në tentativë për të ikur ka rënë nga ballkoni i apartamentit. Në ndihmë të tij ka shkuar anëtarët e Kryqit të Kuq dhe më pas është transportuar për në spital. Bashkë me të ka qenë edhe  një tjetër shqiptar i cili është arratisur. Dy grabitësit u ngjitën në katin e tretë të pallatit, duke u kacavjerrë në tubin e shkarkimit të ujërave të bardha. Ata ishin futur në një apartament për të vjedhur, por pronari ishte kthyer duke bërë që ata të ja mbathnin. Dy të rinjtë janë hedhur nga ballkoni i kuzhinës. Njëri prej tyre ka mundur të ikë, ndërsa 23-vjeçari ka rënë nga lartësia duke u plagosur rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555