INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren. Gjykata e Fierit lë në burg tre të akuzuarit. Babai i të pandehurit: Vareni nëse ...

Tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren. Gjykata e Fierit lë në burg tre të akuzuarit. Babai i të pandehurit: Vareni nëse ...

Publikuar më: 10:33 19-05-2018

Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre të rinjtë e arrestuar për tentativë përdhunimi të një 13-vjeçare fshatin Arapaj të Roskovecit. Tre të pandehurit Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç janë paraqitur në sallën e gjyqit ditën e premte ku është komunikuar masa e arrestit. Të pranishëm në seancë kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e të rinjve. Të afërm të një prej të pandehurve, Marjus Çalamenit kanë pretenduar se i ai ishte i pafajshëm. Ata kanë pohuar se Marjusi ka qenë duke vjelë domate në kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe se disa shokë të tij i kishin kërkuar atij biçikletën. Babai i tij theksoi më tej se Policia ia kishte arrestuar të birin vetëm në bazë të kësaj prove, pra, biçikletës së gjendur në vend. Megjithëse del në mbrojtje të të birit, Izet Çalamëni i bëri thirrje drejtësisë ta “varin atë, nëse ai do të gjendet fajtor në sajë të provave”. Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289