Vjedhjet e banesave janë shtuar gjatë ditëve të fundit. Në polici denoncohen thuajse çdi ditë disa raste, ndërsa ato pozitive janë pikërisht rastet e vjedhjes së banesave që mbesin në tentativë, e në pranga përfundojnë hajdutët. I tillë është rasti më i fundit i regjistruar në Has. Mësohet se dy të rinj 18 e 20 vjeçar janë vënë në prangat e uniformave blu, pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë.
Njoftimi i Policisë:
“Në pranga ranë Ardit Hoti 20 vjeç, banues në fshatin Dobrunë dhe Emiljan Peca 18 vjeç, banues në Has.
Arrestimi i shtetasve u bë pasi në fshatin Helshan, janë futur në banesën e shtetasit Sh.Ç, ku kanë tentuar të vjedhin banesën.
Por dy të arrestuarit janë pikasur menjëherë nga pronari banesës dhe duke përfituar dhe nga errisara janë larguar nga banesa.
Më të marrë njoftimin Policia ka ngritur postobllok dhe është nisur në vendgjarje ku në oborrin e banesës së shtetasit Sh.Ç, në hanbarin ku mbante ushqim, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve”.