Banorët e një fshati në Uells kanë kaluar nëpër disa përvoja makthi. Në fakt ata janë terrorizuar nga delet dhe kopetë e tyre.Delet kanë filluar papritmas të sillen çuditshëm, të vrapojnë para veturave, të hynë nëpër oborre dhe madje edhe nëpër shtëpi.Një dele madje ka arritur të hyjë edhe deri në dhomën e gjumit dhe ka shkaktuar kaos të vërtetë.
Kryetari i bashkësisë lokale Ioan Richard, e ka lajmëruar policinë pasi ka pranuar shumë ankesa për delet.Ata shpejt kanë zbuluar që në afërsi të fshatit ndodhet “ferma” e braktisur dhe ilegale e marihuanës. Delet kanë kullotur marihuanë, e cila i ka inkurajuar sjelljet e tyre agresive.
“Jam frikësuar se çfarë do të mund të ndodhte në qoftë se e hanin të gjithën. Do të mbretëronte terrori i deleve psikotike në fshat”, ka deklaruar Richard.