Breshëri ka goditur Rumaninë. Dëmet janë të jashtëzakonëshme. Mësohet se ai ka qënë aq i fortë sa ka rrëzuar qindra pemë dhe linja elektrike, dëmtuar dhjetra makina si dhe janë shkaktuar vonesa të gjata në fluturim. Dhjetëra fluturime u vonuan dhe u anuluan në aeroportin Henry Coanda të Bukureshtit për shkak të kushteve ekstreme të motit.
U raportuan ndërprerje të energjisë për disa orë në kryeqytet. Autoritetet e emergjencës thonë se degët e pemëve që ranë u bënë shkak për plagosjen e dy personave.
Rreth 40 persona u ekzaminuan për thyerje pas rrëshqitjes në akull. Ministria e Brendshme rumune sqaroi se më shumë se 800 pemë u rrëzuan dhe dëmtuan shumë makina dhe kazanët e plehrave të cilat ishin të shpërndara në rrugë.