Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm veriun e Haitit. Si pasojë e tërmetit 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti i magnitudës 5.9 ishte një nga më të fuqishmit që goditi vendin e Karaibeve që nga lëkundja e madhe në vitin 2010, shkruan Tg.com.
Autoritetet lokale kanë raportuar se janë shembur dhe dëmtuar ndërtesa në disa prej qyteteve në pjesën veriore të vendit.
Ndërkohë presidenti Jovenel Moise ju ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë.
Sipas Studimit Gjeologjik epiqendra e tërmetit që goditi Haitin ishte rreth 19 km (12 milje) në veri-perëndim të qytetit Port-de-Paix.