INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet e fundit në Turqi: Habit kryebashkiaku i Ankarasë, u shkaktuan nga armiqtë

Tërmetet e fundit në Turqi: Habit kryebashkiaku i Ankarasë, u shkaktuan nga armiqtë

Publikuar më: 09:33 08-02-2017

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë dyshon se forcat armike të Turqisë shkaktojnë artificialisht tërmete për të përkeqësuar ekonominë e vendit.

“Ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në Dardanele  sot. Kam bërë kërkime. Është shfaqur një anije sizmike kërkimi në zonë”, deklaroi në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Melih Gokçek, i njohur në Turqi për teoritë e tij të konspiracionit.

“Duhet të përcaktojmë me urgjencë objektin e kërkimeve për këtë anije dhe cilit vend i përket”, theksoi kryetar i bashkisë së kryeqytetit turk.

Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit turk që prej vitit 1994 është i njohur për deklarata me tematikë konspirative.

Dy tërmete me magnitudë 5,3 dhe 5,2 të shkallës Rihter goditën dje dhe sot rajonin e Canakale duke shkaktuar disa dëme matriale, që ndodhet në veriperëndim të Turqisë në nivelin e Ngushticës së Dardaneleve.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051