INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmetet që shkatërruan zonën juglindore/ Bëhet publike shifra miliona lekëshe e dëmeve materiale

Tërmetet që shkatërruan zonën juglindore/ Bëhet publike shifra miliona lekëshe e dëmeve materiale

Publikuar më: 19:20 06-06-2019

Tërmetet e forta dhe të vazhdueshme, me epiqendër në zonën juglindore të Shqipërisë shkaktuan vërtet dëme të mëdha materiale tek banorët e zonës dhe fshatrave përreth.

Komisioni i studimit i ngritur për matjen e vlerës së dëmeve ka bërë për herë të parë publiek shifrën.

Sipas Sotiraq Filos, kryebashkiakut të Korçës, vlera e dëmit shkon përafërsisht deri në 250 mln LEK të reja. Ai më tej ka bërë të ditur se 60 banesa do të rindërtohen nga e para, e ndërsa 90 të tjera do të rikonstruktohen.

Dëmet më të mëdha ishin në fshatrat Floq dhe Vidohovë, e cila detyroi shumë familje strehimin në çadra ushtarake kushtet e të cilave qenë vërtet të mjerueshme.

Kryeministri Rama në vizitën e tij ditën e djeshme u premtoi banorëve se qeveria ka bërë gati planin e veprimit dhe me përfundimin e sezonit të verës banorët do mund të kthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955