INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Itali: Ekspertët, nuk ka më qytete historike ,qytetarët kalojnë natën jashtë

Tërmeti në Itali: Ekspertët, nuk ka më qytete historike ,qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar më: 09:01 31-10-2016

Nuk ka më qytete historike në qendër të Italisë, kështu raportojnë ekspertët ndërsa vendi ka marrë goditjen më të fortë të tërmetit në 36 vitet e fundit. Kryeministri Italian Matteo Renzi e përshkroi si “zemrën e Italisë” atë që është shkatërruar në një pjesë të gjerë, por fatmirësisht fakti që deri tani nuk janë shënuar viktima erdhi për shkak se ndërtesat ishin evakuuar thuajse tërësisht nga tërmeti i muajit gusht dhe që i kushtoi jetën 300 personave. Megjithatë lëvizja sizmike e mëngjesit të së dielës prej 6.5 të shkallësh Richterit, plagosi të paktën 20 persona. Zona më e dëmtuar është ajo e Norcias pasi epiqendra e tërmetit ishte vetëm 6 km larg saj.

Ndër shumë dëme materiale që u shënuan ishte edhe bazilika e Shën Benediktit. Që prej shekullit të 14 ajo i kishte rezistuar të gjitha viteve që kalonin. Bazilika është konsideruar si një nga vendet më të rëndësishme shpirtërore të rajonit. Po ashtu mësohet se edhe fshatrat e Castelsantangelo dhe Preci kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Nga mesha e se dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku dërgoi lutjet e tij.

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda dhe strehimore të përkohshme, si pasojë e tërmetit që ka goditur zonën. Tërmeti prej 6.5 të shkallësh Richterit, më i rëndi në Itali në disa dekada, ka ndodhur të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 veta. Epiqendra e tij është regjistruar pranë qytetit Perugja. Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar. Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë. Në muajin gusht, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024831295013428