INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Turqi; Ja parashikimi i një muaji më parë

Tërmeti në Turqi; Ja parashikimi i një muaji më parë

Publikuar më: 09:27 21-07-2017

Tërmeti  i djeshëm me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter me epiqëndër në jugperëndim të Turqisë afër qytetit Bodrum ku dy persona kanë humbur jetën dhe qindra persona të tjerë janë lënduar duke shkakëtuar dhe tsuname në ishujt e Greqisë ka qënë i parashikuar më parë nga shkencëtarët, shkruan intv.al.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një tërmet me magnitudë 7 do të bie në Turqi. Shkencëtarët, të bazuar në një studim paralajmëruan se epiqendra e një tërmeti në Antalian Veriore mund të jetë një rrezik për qytetin turk me më shumë se 15 milionë banorë.

Një kërcënim i tillë sizmik varet se sa i fuqishëm dhe ku godet tërmeti. “Kjo është një gjë e mirë dhe e keqe për qytetin. Lajmi i mirë është se përhapja do të vazhdojë drejt lindjes, pra larg qytetit. Lajmi i keq është se do të ketë një fazë paralajmëruese shumë të shkurtër prej disa sekondave,” – thotë studiuesi, Dr. Bohnoff për Dailymail, shkruan intv.al

Gjithashtu është zbuluar se një dëmtim i tillë mund të kushtojë rreth 40 miliardë dollarë pasi do të mbeten pa shtëi 500 mijë – 600 mijë njerëz. /intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0024449825286865