Pas sulmit terrorist në New York mbrëmjen e kaluar, janë tmerruar qytetarët e Londrës. Një makinë ka goditur e plagosur disa këmbësorë në Londër, pasi përfundoi në një trotuar. Sipas mediave britanike ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Covent Garden dhe kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa për momentin përjashtohet teoria e një sulmi të mundshëm terrorist e po trajtohet vetëm si një aksident rrugor, bën me dije Daily Mail. Nuk bëhet i ditur numri i të plagosurve, por raportohet se vetëm njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike pasi është bllokuar nën taksi.