Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e 14 shkurtit në gjimnazin “Majory Stonema Douglas” në Parkland të Floridas, ku një person i maskuar dhe i armatosur rëndë ka hapur zjarr drejt nxënësve të shkollës ku fatkeqësisht kanë mbetur të vdekur 7 nxënës, sipas raportimit të fundit nga Dailymail.
Sipas raportimeve të policisë lokale mësohet se personi i armatosur mbante një maskë kundragaz dhe nuk ka ndalur breshërinë e plumbave për disa minuta. Dyshohet se numri të lënduarve shkon në 50, por ende nuk ka konfirmime mbi numrin e saktë .
Sipas raportimeve të mediave lokale mësohet se nxënësit janë mbyllur në klasat e tyre në pritje të ndërhyrjes së forcave policore. Agresori i parë veshurme këmishë dhe pantallona të zeza mendohet të jetë larguar nga vendngjarja duke u bashkuar me turmën e studentëve të terrorizuar.