INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristët po vëzhgonin centralin bërthamor

Terroristët po vëzhgonin centralin bërthamor

Publikuar më: 12:29 24-03-2016

Kamikazët e Brukselit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui kishin planifikuar sulme në centralin bërthamor të qytetit të Liezhit.

Kështu raportojnë mediat belge, duke shtuar se arrestimi i organizatorit të sulmeve të Parisit Salah Abdeslam i kishte përshpejtuar planet e tyre.

E përditshmja belge “Dernier Heure” shkruan se dy vëllezërit kishin vendosur një kamera të fshehtë para shtëpisë së drejtorit të programit bërthamor belg.

Provat e mbledhura nga autoritetet tregojnë se e njëjta celulë terroriste ishte si pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit të shkuar që vranë mbi 130 persona edhe në bombardimet Bruksel këtë javë, të cilat morën jetën e 31 personave dhe plagosën mbi 270.

Video, e cila zgjat mbi 10 orë, me të gjitha lëvizjes e shefit të bërthamor të Belgjikës, u gjet gjatë bastisjeve anti-terroriste në banesën e një të dyshuari tjetër që i përket të njëjtës qelizë terroriste, Mohammed Bakkali.

Pas analizimit të këtij materiali filmik, hetuesit arritën në përfundimin se objektiv i terroristëve ishte të “rrezikojnë sigurinë kombëtare si kurrë më parë”, duke hedhur në erë centralin nuklear.

Menjëherë pas sulmeve fatale të Brukselit, personeli i stacioneve bërthamore të Belgjikës u evakuua menjëherë. E përditshmja njofton gjithashtu se centralet po monitohoren nga forcat ushtarake.

Evropa është në gatishmëri të lartë pas sulmeve vdekjeprurëse të Brukselit. Të marten kryeqyteti belg u trondit nga shpërthimet në aeroportin Zaventem dhe në stacionin e metrosë Molbek, vetëm pak metra larg nga ndërtesa kryesore e BE.

Të mërkurën, zyra e prokurorisë belge tha se vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui ishin kamikaze që hodhën vetën në erë në metro dhe në aeroport. Gjithashtu u zbulua se Ibrahim El Bakraoui la një shënim në një kompjuter , ku shkruante se ai ndjehet gjithnjë e më shumë i pasigurtë, dhe se nuk donte të përfudnonte në burg.

Article Logic
Execution time: 0.0023219585418701