INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terrorizëm! Raporti i Europolit nën shënjestër dhe Shqipëria e Kosova

Terrorizëm! Raporti i Europolit nën shënjestër dhe Shqipëria e Kosova

Publikuar më: 15:24 16-06-2017

Bashkimi Europian ka publikuar, raportin e fundit mbi terrorizmin dhe rezulton se vitin e kaluar ka pasur një bilanc negativ të viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste. Në 2016-ën, sipas raportit, në total 142 sulme dështuan, u parandaluan ose u përmbushën në tetë shtete të Bashkimit Europian. Më shumë se gjysma u raportuan nga Mbretëria e Bashkuar. Franca raportoi 23 sulme, Italia 17, Spanja 10, Greqia 6, Gjermania 5, Belgjika 4 dhe Holanda 1. Sipas Raportit, autoritetet kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës raportuan parandalimin e dy sulmeve të planifikuara terroriste.
142 viktima vdiqën nga sulmet terroriste dhe 379 u plagosën brenda BE-së. Kërcënimet terroriste ishin të pranishme edhe në vendet jashtë BE-së.

Pjesë nga raporti për kërcënimet terroriste në Ballkanin Perëndimor:


Konflikti në Siri ka pasur një ndikim të madh në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovine, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar konfliktit të armatosur. Në disa zona të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ideologjia e islamizimit radikal e promovuar nga predikues radikal, të cilët kanë sfiduar mbizotërimin tradicional të  islamit të moderuar, ka fituar terren të konsiderueshëm. Bosnja dhe Hercegovina, i ashtuquajtur rajoni i Sanxhakut (midis Serbisë dhe Malit të Zi), territorit shqipfolëse të Serbisë dhe Maqedonisë, Kosova dhe Shqipëria  deri më tani janë cilësuar si burimet kryesore të radikalizmit, rekrutimit dhe lehtësimit të aktiviteteve për luftëtarët e huaj terroristë të destinuar për në Siri.
Rajoni gjithashtu është gjerësisht e njohur si rrugë kalimi për në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Eksperiencat e ngjashme në betejë të luftëtarëve terrorist të rikthyer mund të tejkalojnë kufijtë e tyre etnikë dhe kombëtarë pas rikthimit të tyre në atdhe dhe mund të shfaqin rrezik të madh ndaj rajonit. Prania e armatimeve të jashtëligjshme, që nga të lehtat deri tek armatimet e rënda si mina dhe pajisjet shpërthyese, është një çështje e rëndësisë së lartë për sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat e disponueshme nuk vërtetojnë raportimet e mediave në lidhje me ekzistencën e kampeve të trajnimit në rajon, të ngjashme me ato të Sirianë, të cilat përdoren me qëllim stërvitjen e trupave luftarake.
Numri i të arrestuarve në të gjithë rajonin në vitet e fundit vërtetojnë faktin se kërcënimet terroriste në rajon, kanë qenë dhe do të vazhdojnë të e jenë nga xhihadistët terroristë, të përfaqësuar nga të rikthyerit nga zonat e konfliktit dhe nga individët e e nxitur nga rritja e radikalizmit në vend. Në nëntor të 2016-ës autoritetet kompetente në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni parandaluan kryerjen e dy sulmeve terroriste të planifikuara në territoret e tyre, me 19 të arrestuar në Kosovë dhe gjatë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Sulmet, thuhet se kishin në objektiv ndeshjen e futbollin në Shqipëri (midis Shqipërisë dhe Izraelit) dhe një objektiv në Kosovë, të cilat besohen se janë drejtuar dhe planifikuar nga Siria. Niveli i kërcënimeve nga ekstremet e majta apo të djathta, si dhe prej anarkistëve, janë të parëndësishme në krahasim me terrorizimin me bazë fetare (kërcënim kryesor) dhe terrorizimit etno-nacionaliste dhe separatist (në vende të dytë).

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916