IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Tesla Motors zbulon makinën e re elektrike

Tesla Motors zbulon makinën e re elektrike

Publikuar më: 19:21 01-04-2016

Në një event të mbajtur në Los Angeles, Tesla Motors ka publikuar “Model 3”, makinën e katërt elektrike të prodhuar nga kompania që drejtohet nga Elon Musk. Model 3 është modeli më i lirë se të gjithë modelet e tjera. Çmimi i saj do të nisë nga 35 mijë $, ndryshe nga Modeli S që kushton 58.500 Pound dhe Model X.SUV që nis nga 65 mijë Pound.

Model 3 do të jetë më i përballueshëm si çmim për shumë njerëz, dhe duke gjykuar nga popullariteti i automjeteve të saj, ky model mund të shitet shumë shpejt. Vetëm me një karikim ajo mund të përshkuajë 350 km. Sipas Musk kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë 0-100 km/h në vetëm 6 sekonda. Vetëm një orë pas publikimit janë bërë rreth 115 mijë porosi, për Model 3, makina me çmim të ulët. Shitjet e kësaj makine do të nisin në 2017, sigurisht nëse Tesla arrin t’i prodhojë, kështu që në të ardhmen mund të shohim shumë prej tyre në rrugë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003115177154541