INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testi i emetimit të gazrave të makinave, shtypi gjerman: Eksperimente edhe tek njerëzit

Testi i emetimit të gazrave të makinave, shtypi gjerman: Eksperimente edhe tek njerëzit

Publikuar më: 14:09 29-01-2018

Shtohet skandali i emetimit të gazrave të makinave nga markat gjigande automobilistike.

Sipas shtypit gjerman faktikisht nuk janë zhvilluar teste vetëm me majmunë por së fundmi është zbuluar se janë përfshirë në testime edhe qenie humane.

Prestigjiozet gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe “Stuttgarter Zeitung”  kanë zbuluar detaje të reja ku përfshihen markat “Volkswagen”, “Daimler” dhe “Bmw”.

25 persona janë përfshirë në testet e zhvilluar për emetimet e gazrave nga këto marka të automobilave.

Sipas hipotezave të ngritura në bazë të rasteve të studiura, personat kanë qëndruar për 4 orë në ambiente ku është çliruar gazi nga marmitat e makinave për të testuar sesi ndikojnë gazrat e emetuara në organizmin njerëzor dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Më pas 25 personat i janë nënshtruar analizave dhe kontrolleve mjekësore në "Klinikën Universitare të Aquisgrana" pasi janë lënë në ambientet e ekspozuara ndaj çlirimit të gazrave për të parë sesi kishin ndikuar oksidet e azoteve të ndikuara nga emetimi i makinave.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë me shoqërirë e kërkimeve “Eugt” që ka zhvilluar eksperimentet nuk do të kishte efekte negative mbi pacientët e përfshirë në testim.

Një hipotezë dyshimi e ngritur nga dosierët e prestigjiozes amerikane “New York Times”, shkencëtarët e laboratorit kërkimor “Lovelace Respiratory”, në New Meksiko përveçse kanë përdorur me dhjetëra majmunë në testime, kanë diskutuar me inxhinierët gjermanë për të patur efektivitet duke përdorur në eksperimentë edhe qenie humane, të cilat do të pranonin të përfshiheshin vullnetarisht në testime.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771