INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Testohet makina supersonike. Automjet pesë tonësh, në provën e parë publike me 320km / h [VIDEO]

Publikuar më: 16:16 26-10-2017

Makina britanike e projektuar për të pilotuar  me një shpejtësi marramendëse prej1.610 km / orë do të bëjë të parat prova publike në Cornwall. Bloodhound SSC po kryen provat fillestare "me shpejtësi të ngadaltë" ku duhet të arrijë shpejtësinë deri në afro 320km / h në pistën në Newquay Airport. Dhe bëhet fjalë për një automjet pesë tonësh, performanca e të cilit do të jetë e pabesueshme.  Komandanti i RAF Wing Andy Green, tha se makina ka për qëllim të thyejë rekordin e shpejtësisë në botë në vitin 2019. Kjo do të bëhet e mundur në një garë  të veçantë që është përgatitur të mbahet në Cape Northern Cape, në Afrikën e Jugut. "Ne do ti shfaqim botës atë që kemi arritur të realizojmë", tha komandanti Wing Green."Ne kemi projektuar dhe ndërtuar makinën më të jashtëzakonshme, të sofistikuar, me rekord të shpejtësisë së tokës me performancë të lartë në histori." Kanë kaluar pikërisht  20 vjet që kur automjeti SSC të Thrust garoi në shkretëtirën amerikane të Nevadas duke regjistruar një shpejtësi prej 1.227km / h. Kjo makinë e re kërkon të vendos një rekord të ri  pasi në të janë derdhur dy dekadat e përmirësimit teknologjik. Kjo makinë supersonike drejohet nga një motor raketë.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391