INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi i përfshirë në vrasje dhe trafik organesh? Përgjigjja e Presidentit...

Thaçi i përfshirë në vrasje dhe trafik organesh? Përgjigjja e Presidentit...

Publikuar më: 12:15 25-03-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur nga media gjermane “Süddeutsche Zeitung” në lidhje me hetimin e hapur nga Këshilli Europian, ku ai akuzohet për vrasje dhe trafikim organesh.

Mirëpo, Thaçi i ka cilësuar këto si shpifje të neveritshme nga ana e Serbisë, duke theksuar se është i gatshëm të shkojë të dëshmojë nëse do të thirret në Hagë.

Media gjermane: Cila është marrëdhënia juaj personale me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç?

Qysh në luftë, 20 vjet më parë, të dy ju qëndruat në pozita të rëndësishme. Ai si ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviqit, ju si udhëheqës i UÇK-së. Sot vazhdimisht takoheni dhe detyroheni të negocioni…

Hashim Thaçi: Është një marrëdhënie e vështirë, por është e nevojshme të kemi një kanal të hapur të komunikimit. Sepse është pikërisht ky dialog, i cili ka parandaluar shumë gjëra të shëmtuara që mund të kishin ndodhur mes dy vendeve tona. Por, nuk ndjej asnjë kënaqësi për ta bërë këtë. Të dy e dimë prej nga jemi. Por, kjo nuk është një pengesë për ne që të punojmë për paqe.

A flisni për atë që ndodhi 20 vjet më parë?
Hashim Thaçi: Ai ka humbur, unë kam fituar. Por, unë nuk dua të ngarkojë diskutimet me të kaluarën.

Ende ka akuza kundër jush personalisht nga ditët e luftës. Një raport nga Këshilli i Europës ju akuzon për përfshirje në vrasje dhe trafikim të organeve. Kohët e fundit, një gjykatë speciale ndërkombëtare ka filluar punën në Hagë për të hetuar krimet e luftës të kosovarëve. A keni frikë nga gjykata?

Hashim Thaçi: Këto pretendime monstruoze janë konstruktuar në Serbi. Por nëse thirrem, do të shkojë. Është e rëndësishme për ne që e vërteta del në dritë.

Sa është i rëndësishëm përpunimi i së kaluarës?

Hashim Thaçi: Kjo është e rëndësishme, por ne nuk mund të mbetemi peng i së kaluarës sonë. Jam i bindur se tani është momenti i duhur për paqe.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217