INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi për Haradinaj: Nëse do luftë nise, por në istikame

Thaçi për Haradinaj: Nëse do luftë nise, por në istikame

Publikuar më: 16:29 20-09-2018

Ashpërsohet edhe më tej marëdhënia mes presidenetit dhe kryeminsitrit të Kosovës. Pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Haradinaj se shkëmbimi ose ndarja e Kosovës çon në luftë, duke e quajtur bashkimin e Preshevës me Kosovën përrallë, Presidenti Thaçi i është kundërpërgjigjur:

‘’Ata që po flasin për luftëra, unë nuk i pengoj, kush të ketë qejf le t’ia nis ku të dojë, 430 kilometra janë kufiri me Serbinë, udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive, por në istikame”.
Thaçi u shpreh gjithashtu se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës. Sipas tij, nëse kjo ndodh do të sjellë edhe më shumë paqe. Por nuk është i këtij mendimi Kryeministri Ramush Haradina, ku në një intervistë, deklaroi se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ushtri të forta dhe se në të dy vendet “vidhet në shtet’. Ai ka argumentuar qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë.

Article Logic
Execution time: 0.0034031867980957