INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

The Huffington Post: SHBA, rrëmujë diplomatike në Shqipëri [Video]

Publikuar më: 17:11 08-02-2017

Po çfarë po ndodh me Vettingun në Shqipëri. The Huffington post e ka parë nga një tjetër këndvështrim. Në një analizë të kësaj media theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të qartësojnë linjën politike që do të ndjekin në Ballkan. Në artikullin që i referohet kryesisht përplasjeve mes ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik LLala, përplasja përshkruhet si një kaos diplomatik. Kjo media shkruan se Zoti Llalla është ankuar se ambasadori Lu e ka kërcënuar atë. Në letër thuhet: "Në komunikimet zyrtare dhe jozyrtare, ambasadori Lu ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se në qoftë se ai nuk do të mbështesë publikisht ndryshimet në ligj, do të rezultojë në pasoja personale dhe institucionale,". Çfarë rrëmuje diplomatike!
Më tej thuhet se gjithë kjo ka ndodhur pasi Ambasada e SHBA-së së fundmi ka mohuar vizat për 70 prokurorë dhe gjykatës të lidhur me partinë opozitare (asnjë vizë nuk është anuluar për Partinë Socialistë që është në qeveri) konstaton The Huffington post. “Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga nga e Ambasadës së SHBA-së para nisjes së procesit të “Vetingut” " një përpjekje për të verifikuar figurën e anëtarëve të sistemit gjyqëso,  të vendit. Kjo ka bërë që polarizimi politik në Shqipëri të bëhet edhe më keq”-gjykon kjo media. Duke etiketuar qëndrimin e politikës së SHBA-ve, si ndërhyrëse në vendet e tjera, The Huffington post sjell si shembull Shqipërinë. “Në muajt e fundit Ambasada së SHBA në Shqipëri, është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të atij vendi”-konstaton ajo. Ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve aleate nuk shihet si diçka e keqe vetëm për SH.B.A., por ajo është në kundërshtim me frymën dhe letrën e Konventës së Vjenës të vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike. Neni 41 i Konventës thotë se diplomatët kanë "një detyrim për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të atij shteti"-shkruan media e njohur amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389