INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thethi vlerësim nga Amazon.com

Thethi vlerësim nga Amazon.com

Publikuar më: 12:02 31-05-2016

Smart Travel, një projekt i Amazon.com ka shkruan për Thethin. Ai renditet si vendi i dhjetë në Europë, sa përket vlerave historike dhe turistike që mbart ku theksohet se është një zonë, ku koha nuk ka ndalur. Amazon.com në një shkrim në lidhje me zonat e vjetra europiane “që kanë mbetur ende gjallë” rendit të parën në listën e Smart Travel, St. Sigmund Praxmar në Austri, më pas Canillas de Aceituno, Andaluzi në Spanjë dhe në vendin e tretë gjendet ishujt Aran në Irland.

Ja ç’shkruan Amazon.com për Thethin:

"Nëse keni dashur ndonjëherë të ndaloni kohën dhe të ktheheni pas në histori, ju mund ta bëni atë.
Për të parë Thethin, ju do të duhet të merrni me qira një makinë 4×4 dhe një guidë. Ky vend, është një nga kufijtë e fundit të Europës dhe e ka kaluar pjesën më të madhe në izolim. Pak ka ndryshuar në Theth që nga ajo kohë. Banorët ende jetojnë në shtëpi tradicionale guri me çati karakteristike e veriut të zonës së veriut. Kulla e Gjakmarrjes, e cila dikur ka strehuar njerëzit në kohën e gjakmarrjes vazhdon të mbetet i pandryshuar. Kjo zonë nuk qëndroi asnjëherë nën juridiksionin otoman, duke zhvilluar ligje tradicionale që zbatohen edhe sot”.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945