INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thumanë-Kashar, ministrja e re anulon koncesionin, për çfarë do të shkojnë paratë

Thumanë-Kashar, ministrja e re anulon koncesionin, për çfarë do të shkojnë paratë

Publikuar më: 14:13 21-01-2019

Koncesioni i aksit Thumanë-Kashar, do të anulohet. Lajmin e ka bër të ditur ministrja e sapo emëruar e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila deklaroi se këto para do të përdoren për përdoren për “Paktin për Universitetin”.

“Ky është komunikimi im i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, deklaroi Balluku.

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugës Thumanë – Fushë Krujë – Vorë – Kashar ishte parashikuar të jepej me koncesion dhe kohëzgjatja e kontratës ishte për 13 vjet.

Ky ishte projekti i dytë në infrastrukturë që qeveria jep me koncesion në programin “1 miliard euro investime”, pas Rrugës së Arbrit, në të cilën kanë nisur punimet.

ministrja.jpg

Ministrja e re e Transporteve Belinda Balluku

 

Article Logic
Execution time: 0.0027189254760742