INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana dhe monumentet e kulturës atraksione të rëndësishme turistike [VIDEO]

Tirana dhe monumentet e kulturës atraksione të rëndësishme turistike [VIDEO]

Publikuar më: 17:30 29-09-2018

Kryeqyteti shqiptar në 6-mujorin e parë të vitit 2018, është vizituar nga 300 mijë turistë të huaj. Trashëgimia kulturore është një nga pikat kyçe ku turistët e huaj duan të njihen me monumentet e kulturës dhe veçanërisht kalatë. Një ndër objektet që ka tërhequr kërshërinë gjatë këtij sezoni është dhe kalaja e Prezës. Turistët vijnë kryesisht nga vende të ndryshme të Europës, por dhe më gjerë, madje një ndër to të cilën e gjetëm duke vizituar këtë kala, ka ardhur në Shqipëri për të gjetur rrënjët e saj.
''Jam nga Amerika, kam vizituar Kosovën dhe tani jam në Shqipëri. Unë kam rrënjët këtu, kam nënën time dhe për këtë kam ardhur për t'u njohur me të afërmit e mi dhe me historinë. Shqipëria është shumë e bukur, ka shumë histori, ka shumë gjëra që në Amerikë nuk i gjen. Kjo kala është shumë e veçantë dhe të njihesh me historinë e vendit ku ke rrënjët është gjë e bukur. Kam shumë piktura nga Shqipëria dhe kur i shohin miqtë e mi, joshen dhe vijnë në këtë vend'' thotë turistja.
Por nuk janë vetëm turistët e huaj vizitorë në kalanë e Prezës, pasi njohja e të rinjve me monumentet e kulturës dhe historinë, ka bërë që dhe fëmijët e braktisur të mos privohen. Rreth 60 fëmijë kanë shijuar natyrën dhe peisazhin që të ofron kalaja e Prezës.
Statistikat flasin për rritje të vizitueshmërisë të monumenteve të kulturës. Kalaja e Tiranës, Petrelës, Pezës, vlerësohen si një atraskion i rëndësishëm turistik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668