INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana në errësirë,  këto janë zonat e kryeqytetit pa energji elektrike

Tirana në errësirë, këto janë zonat e kryeqytetit pa energji elektrike

Publikuar më: 19:21 23-01-2017

Si pasojë e një defekti në nënstacionin e Karbitit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka ka njoftuar se është stakuar transformatori dhe disa nga zonat në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike.

Aktualisht pa energji janë këto zona:

Rr. “Siri Kodra” (pjesërisht),

Rr.Dibrës( pjesërisht),

Rr. “Riza Cerova” ,

 Artistikja ,

 Rr 5 Maji ( pjeserisht) Uzina Dinamo e Vjetër,

Magazinat e Tregtisë, OMT.

OSHEE njofton se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejte të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

 Gjithashtu për efekt investimesh në rrjet, në kabinën Vasil Shanto 3 B po punohet për vendosjen e celave të automatizuara , zona që ka mbetur pa energji aktualisht është zona tek shkolla “Vasil Shanto”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385