Një taksist është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas uniformave blu 38 vjeçari Klaudian Sina, banues në Tiranës shiste drogë të llojit kokainë në zonat e Saukut dhe Tiranës së Re.
Sina është arrestuar në flagrancë me 25 doza kokainë të fshehura në sediljet e taksisë që ai drejtonte.
Policia sqaron se 38-vjeçari shfrytëzonte profesionin e tij për shpërndarjen e kokainës në doza të vogla.