Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës ndërsa ka mbetur e vdekur një 7-vjeçare dhe një tjetër person i cili po udhëtonte me biçikletë
Policia bën me dije se është plagosur edhe një vajzë 6-vjeçare e cila ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore.
Blutë bëjnë me dije se shtetësja me inicialet R.K ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me këmbësorë.
Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu bëhet me dije se ka humbur jetën edhe drejtuesi i biçikletës.
Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.