Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite pranë spitalit 'Nënë Tereza' në Tiranë.
Një djalë ka qëlluar me armë zjarri një vajzë dhe më pas veten. Dyshohet se ata ishin në një lidhje.
Dy të rinjtë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën ndërsa policia është në vendngjarje për të zbardhur më tej atë çka ndodhi mes tyre.