Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në pjesën anësore të Lanës. Aksidenti ka ndodhur te “Rruga e Elbasanit” dhe mendohet se shkaqet janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë. Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga aksidenti.