Një protestë nuk ka shkuar ashtu siç duhet në kryeqytetin e Afganistanit, pasi ka ndodhur një shpërthim dhe 61 persona gjetën vdekjen e rreth 207 mbetën të plagosur. Sipas informacioneve të zyrtarëve, të paktën 3 kamikazë ishin të përzier me turmën gjatë demonstratës, ku njëri nga ata shpërtheu nga jeleku i mbushur me eksploziv. Shpërthimi ishte i përmasave të mëdha dhe ndodhi kur anëtarët e minoritetit Hazara po protestonin sot për ndërtimin e një rrjeti energjie në regjionin e Bamijanit ku edhe mjeti shpërthyes ka eksploduar.
Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e ka marrë grupi terrorist i Shtetit Islamik.