Në mes të ditës dhe në lagjen "28 Nëntori", një shtetas i pa identifikuar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë dhe ka tmerruar kalimtarët. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Shtetasi është dërguar nga ambulanca në spitalin e qytetit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.