Mesa duket futbollistët e ekipit të Partizanit dhe ata të Luftëtarit kanë përjetuar një tmerr të vërtetë gjatë kohës kur po ktheheshin nga Turqia për në Shqipëri.
Mësohet se për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut, avioni më të cilin ata udhëtonin ka hasur turbulenca të forta duke krijuar një situatë tepër të frikshme.
Siç bën me dije gazeta “Panorama”, futbollistët fillimisht e kanë marrë me shkaka një gjë të tillë, duke bërë batuta të tipit “rruga qenka me gropa”. Por zgjatja e turbulencave e ka bërë situatën vërtet serioze, ndërsa mësohet se disa persona kanë humbur ndjenjat ndërsa të tjerë kanë nisur të bërtiturat nga frika dhe ankthi.
Mësohet se kjo situatë e tensionuar ka zgjatur rreth 15 minuta.