Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pushuesit në Himarë, kur në mes të detit është dëgjuar një zhurmë e fortë. Një mjet lundrues ka marrë flakë duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët. Deri tani mësohet se në mjetin lundrues kanë qënë dy persona, të cilët janë hedhur në ujë, duke mos pësuar dëmtime. Ata quhen A.B, banues në Durrës (drejtues i mjetit lundrues), D.D me banim në Durrës që ishte pasagjer.
Tymi i zi që dilte nga skafi që digjej, bëri që pushuesit të lajmëronin menjëherë policinë.
Më pas policia Kufitare e Vlorës bën të ditur se shkak për zjarrin dyshohet se ka qenë nxehja e motorit të skafit. Sipas policisë mjeti lundrues ka qenë konform rregullave ligjore dhe aktualisht situata është nën kontroll.