INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tonelata me mbetje në Shqipëri. Eksperti i riciklimit për IN News, situata alarmante [VIDEO]

Tonelata me mbetje në Shqipëri. Eksperti i riciklimit për IN News, situata alarmante [VIDEO]

Publikuar më: 15:37 09-07-2018
Shqipëria po mbulohet nga plehrat. Alarmin e ngre Drejtori i Qendrës për  Riciklimin e Mbetjeve Enriko Ceko. Në një intervistë për IN Neës ai ka  pohuar se gjenerimi i madh i mbetjeve vitet e fundit, ka sjellë një situatë problematike në vend, që vështirë se do marrë zgjidhje.
 
‘’Në 10 vite janë rreth 1.5 mln tonë mbetje’’ ka thënë Ceko  
 
Teksa debati në lidhje me riciklimin e mbetjeve nga vendet fqinje vijon në Shqipëri, Drejtori i Qendrës së Riciklimit, thotë se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për riciklim të mbetjeve që gjenerojmë vetë ne, jo më të përpunojmë dhe të shteteve të tjera. Sipas Cekos edhe landfillet janë jashtë kontrollit.
 
 ‘’Një pjesë e landfillëve janë ilegale, pak janë ato që respektojnë standartet‘’ ka shtuar Ceko
 
Për momentin çështja e plehërave nga jashtë nuk po diskutohet më nga politika, por Ceko hedh hije dyshimi që mungesa e kontrolleve të mirëfillat në dogana mund të ndikojë që në vend të hyjnë mbetje të rrezikshme.
‘’Kush na garanton se kontenierët në dogana kontrollohen. Kush na garanton se nuk do të ketë mbetje të rrezikshme radioaktive. Është një moment që duhet të investigojmë’’ ka thënë Ceko 
 
Këto dyshime nëse verifikohen do të ishin mjaft të rënda, pasi dëmet në mjedis dhe shëndet do ishin të jashtëzakonshme.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003497838973999