INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Topalli: Basha po grabit mandatin e kryetarit [VIDEO]

Publikuar më: 13:42 30-06-2017

Jozefina Topalli:
“Basha katastrofa e PD”
E pas kësaj Jozefina Topalli, kritikja e hershme e Lulzim Bashës e akuzoj atë se po manipulon procesin e zgjedhjeve në partinë Demokratike.
Jozefina Topalli:

“Basha po kërkon të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat tjetër drejtues dhe nuk po merr përgjegjësi për humbjen katastrofale në zgjedhjet e fundit. Qindra mijëra votat që Basha ia hoqi PD-së nuk i asgjëson dot me proces të manipuluar zgjedhor”,
Manipulimi i zgjedhjeve të brendshme duket se ka sjellë dhe moskandidimin e kundërshtarëve më të fortë të Lulzim Bashës për kreun e selisë blu.
Ndërkohë në partinë demokratike po ndihen edhe më shumë temperaturat e nxehta të këtij fund qershori. Është situata post zgjedhore, ku demokratët humbën thellë, e që tashmë grupimet kundër Bashës shtohen publikisht. Reagimet janë të forta por sot ne kemi vendosur të sjellim qëndrimet kundër por dhe pro kreut aktual Lulzim basha, i cili këtë të premte ka mësuar një tjetër rival. Astrit Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit ka marrë guximin të zyrtarizojë kanidaturën e tij për kreun e selisë blu.
KUNDËR
Genc ruli
“Skendërbeu që konservator ndërsa liderët e sotëm arnautë janë ultra liberal. Ata kanë mision ta kthejnë albaninë në kombin me homoseksual politikisht ku nuk ka dallim më mes femrës e mashkullit, mes të djathtës e të majtës, mes hajdutit e të ndershmit.
PRO
Edmond Spaho:
“Në vazhdim të postimit të mëparshëm po ju postoj edhe një video ku tregohet se si premtoheshin lekët në këmbim të votës”.
KUNDËR
Abi Maltezi:
Duhet dëgjuar zëri i antarëve dhe të forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime të rënda të PD dhe këto duhet t'i themi për të mirën e PD dhe të Shqipërisë. Dhe mirë është që mendimet tona t'i ndajmë në forumet e PD dhe jo nëpër media apo kafene.
PRO
Valentina Duka:
PD u sabotua rëndë edhe nga brenda saj. Të gjithë e pamë se si sulmoheshin e përgojoheshin kandidatët tanë nëpër portale të financuar nga ish funksionarë të PD-zë.

Article Logic
Execution time: 0.0020599365234375