INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Tortura çnjerëzore ndaj protestuesve të arrestuar. U lanë pa ushqim, kjo s’ka ndodhur as në diktaturë'

'Tortura çnjerëzore ndaj protestuesve të arrestuar. U lanë pa ushqim, kjo s’ka ndodhur as në diktaturë'

Publikuar më: 11:01 02-04-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se protestuesit e arrestuar një ditë më parë në Kukës janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha shkruan se protestuesit u rrëmbyen pasi u arrestuan pa asnjë dokumentacion. Ish-lideri demokrat ka risjellë në vëmendje raportin e Avokatit të Popullit, ku ky i fundit ngrinte disa shqetësime lidhur me kushtet e 23 protestuesve të arrestuar dje gjatë natës.

Postimi i plotë i Sali Berishës
T ë dashur miq, Raporti i Avokatit të Popullit për dhunën policore të kriminelëve me uniformë, narkopolicve në Kukës, me urdhër të Edi Ramës, sjell dëshmi tronditëse dhe denoncon dhe akuzon narkoshtetin për rrëmbime të vërteta të qytetarëve. Rraporti vërteton se protestuesit janë të rrëmbyer pasi në kundërshtim me kushtetutën ata janë të mbajtur të arrestuar pa dokumente, njëlloj si të marrë peng! Po citoj:”Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit”.

Gjithashtu raporti vërteton se narkopolicia ka bërë: -Falsifikim të dhënash. Kështu në raport shkruhet: “Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat(në Tiranë shënim i imi) dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites(pra 13 orë pas grabitjes në shtëpitë e tyre,shënim i imi) ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Akoma më antikushtetuese provohet ndërhyrja nga skandali i turpshëm i rradhës i prokurorisë politike. Kështu Avokati i popullit konstaton se u gjetën numra urdhër arrestesh por jo urdhër arreste të plotësuara nga prokurori, dmth policisë me urdhër të kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama i është dhënë blloku i urdhër arresteve të prokurorisë për ta plotësuar ajo vete.
Kjo nuk ka ndodhur as në ditët me të zeza të diktaturës. Kështu në raportin e Avokatit te Popullit thuhet se: “Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve. Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes”. Raporti i Avokatit të Popullit konstaton se ndaj protestuesve të rrëmbyer u ushtruan nga narkopolicia,– Tortura çnjerëzore me privim të ushqimit. Në raport thuhet: “Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.” Duke shprehur solidaritetin tim më të madh me protestuesit guximtar dhe të pamposhtur të Kukësit, qëndresën dhe kërkesat e tyre, denoncoj me forcën me të madhe këto qëndrime barbare, antikushtetuese të kryegjykatësit, kreyprokurorit Edvin Kristaq Rama dhe të narkopolicëve dhe narko prokurorëve të tij dhe ju bëjë thirrje shqiptarëve të ngrihemi fuqishëm në një revoltë mbarë popullore dhe të hedhim në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin dhe klikën e tij!

Article Logic
Execution time: 0.0033478736877441