Policia italiane ka vënë në pranga 8 persona, mes të cilëvë 3 ishin shqiptarë. mësohet se të ndaluarit ishin një grup I mirëorganizuar kriminal, pasi ata transportoni lëndë narkotike si dhe armë nga Shqipëria Drejt Italisë.
Karabinjerët italianë kanë sekuestruar një ton drogë, armë e lëndë eksplozive përgjatë opearacioni “Iliria”, të ekzekutuar në orët para të mëngjesit të ditës së hënë. Ka qënë policia e qytetit të Barit ajo që ka ekzekutuar operacionin.
Ndërkohë nga operacioni janë arrestuar 8 personave, 5 italianë e 3 shqiptarë, me akuzën e trafikut të drogës e armëve përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë.
Përgjatë këtij operacioni policia italiane e ka sekuetruar rreth 1 ton marijaunë, 1 kallashnikov, 170 plumba, 45 kg tritol, 47 plumba të blinduar.
Arrestimet janë kryer në të gjithë Italinë.
Operacioni i policisë së Barit është koordinuar në bashkëpunim me Drejtorinë antimafia të këtij qytetit.