INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikonte fëmijë, arrestohet 54 vjeçari nga Vlora

Trafikonte fëmijë, arrestohet 54 vjeçari nga Vlora

Publikuar më: 08:03 29-03-2018

Ishte dënuar me 15 vite burg për trafikim fëmijësh por ja kishte dalë që deri më sot ti shpëtonte policisë. Mësohet se një 54 vjeçar i dënuar me 15 vite burg dhe i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për Arben Veizaj, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Mësohet se Veizaj ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
“Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve: e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal”.
Ky shtetas iu dorëzua policisë Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447