Holanda është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, që ka ndodhur në familjen mbretërore.
Motra e mbretëreshës është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj në Buenos Aures në Argjentinë.
Sipas mediave lokale, Ines Zorreguieta, 33 vjeçe po punontë në qeverinë argjentinase në ministrinë e Zhvillimit Social.
Fillimisht, policia dyshoi për një vetvrasje, por tashmë po analizohen të gjitha provat për të zbuluar shkakun e vërtetë sepse rrethanat çojnë edhe në një vrasje të Zorreguietas.