Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur Lezhën ditën e sotme. Dy të rinj në Lezhë kanë humbur jetën tragjikisht pasi kanë rënë në një pus.
Daja dhe nipi, 35 dhe 21 vjec në Torovicë, kanë humbur jetënteksa po përpiqeshin të hapnin një pus. Viktimat janë identifikuar si Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci.
Banorët e fshatit kanë tentuar menjëherë t’u vijnë në ndihmë por e kanë patur të pamundur t’i nxjerrin. Banorë janë ankuar se kanë njoftuar zjarrfikësen por është vonuar për më shumë se një orë.