Një burrë u vra të premten, në malet në kufirin në mes të Veronës dhe Trentos bërë "slackline" një praktikë e sportit ekstrem që përfshin kalimin nga një mal në tjetrin nëpërmjet një litari që qëndron pezull në ajër. Sportisti ishte ecur në mbi 200 metra lartësi, sipas një rindërtimi të parë të fakteve. Aksidenti ndodhi në malet Lessini, midis Passo delle Fittanze dhe Sega di Ala, në një lartësi prej 1,399 metrash. Nuk dihet ende nëse ishte pajisja e sigurisë ajo që nuk funksionoi duke bërë që personi të rrëzohej në tokë, apo ndodhi diçka tjetër. Në zonë ndodheshin mjekët e 118 të Veronë me ambulanc dhe ekipi i shpëtimit malor por nuk mund të bëhej asgjë për jetën e sportistit . Hetimet i janë besuar policisë së Trentos.