INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në një lokal në Kaliforni,12 të vdekur, agresori vritet nga policia

Tragjedi në një lokal në Kaliforni,12 të vdekur, agresori vritet nga policia

Publikuar më: 13:45 08-11-2018

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Kaliforni.

Raportohet se mes viktimave është edhe një oficer policie. Ndërsa, agresori është qëlluar për vdekje nga policia.

Sipas raportimeve, të shtënat kanë filluar të mërkurën në orën 23:20 (ora lokale) në zonën që gjendet rreth 65 kilometra në veriperëndim të Los Angeles.

Mediat raportojnë se të paktën 200 persona kanë qenë brenda lokalit, teksa aty ishte organizuar një festë studentësh.

Sipas policisë, numri i të plagosurve pritet të rritet.

Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin e sulmit të tmerrshëm.

Njerëzit kanë thyer dritaret me karrige për të ikur dhe janë strehuar nëpër banjo.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283