Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Liqenin e Shkodrës.
Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica janë mbytur, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin.
Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar.
Sipas dëshmitarëve, janë mbytur burrë e grua, vajza e tyre dhe një djalë i cili është përpjekur t'i shpëtonte.
Ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarje dhe po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.