INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia e Genovas vë në lëvizje institucionet. Nisin inspektimet për urat në Shqipëri

Tragjedia e Genovas vë në lëvizje institucionet. Nisin inspektimet për urat në Shqipëri

Publikuar më: 14:47 17-08-2018

Shembja e urës Morandi në Genova të Italisë ka vënë në lëvizje edhe institucionet shqiptare, të cilat kanë nisur kontrollet për të verifikuar gjendjen e urave në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola gjatë një konference për mediet. “Javën në mbyllje te muajit gusht dhe ato në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike, rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi urat e vendit si dhe ka marr pjesë në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë. Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri për të gjithë”, deklaroi Tola.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549