INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Në fundjavë do të kishte së paku 200 persona”, thonë burimet. Një zyrtar i zonës thotë për mediat se trashësia e borës është deri në tre metër dhe ndërhyrja është shumë e vështirë. “Ka trashësi shumë të madhe bore, nuk di a do arrijmë dot”- thotë ai. Ndërkohë Guvernatori i Peskarës Antonio Di Marco shkruajti në facebook: “Fatkeqësisht, një tragjedi e tmerrshme ndodhi. Do të ketë fatalitete por duhet kohë për ta konfirmuar. Forcat e emergjencës dëshpërimisht u përpiqën të shpëtojnë njerëzit, por u është dashur të zbrapsen për shkak të stuhisë së borës

Tragjedia në Itali: Mesazhe tmerruese nga të “varrosurit” brenda hotelit [VIDEO]

Publikuar më: 14:11 19-01-2017

Një ortek i fuqishëm ka shkatërruar një hotel alpin në Gran Sasso, zonë turistike pranë Peskarës. Nga raportimet në terren, mediat italiane shkruajnë se ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë në hotel “Rigopiano”, por ajo që shohin është katastrofë. Sipas “Corriere della Sera”, një turist, me profesion kuzhinier, i cili arriti të shpëtonte veten, tha se është i shqetësuar për fatin e gruas së tij dhe fëmijëve që ndodheshin brenda hotelit “Rigopiano”.

“Kam humbur çdo gjë. Aty brenda ndodhen gruaja dhe dy bijtë e mi, Ludovica 6 vjeç dhe Gianfilippo 8 vjeç”, është shprehur turisti, një nga dy personat e shpëtuar.

Teksa personat e bllokuar brenda hotelit dëgjohen të kërkojnë ndihmë: “Ndihmë, ndihmë po vdesim nga të ftohtit,” raporton Corriere Della Sera.

Ajo që duket gjë e mirë mes gjithë kësaj ngjarje është vetëm fakti që nuk ishte fundjavë dhe për pasojë numri i turistëve brenda hotelit nuk ka qenë i madh.

“Në fundjavë do të kishte së paku 200 persona”, thonë burimet.

Një zyrtar i zonës thotë për mediat se trashësia e borës është deri në tre metër dhe ndërhyrja është shumë e vështirë. “Ka trashësi shumë të madhe bore, nuk di a do arrijmë dot”- thotë ai.

Ndërkohë Guvernatori i Peskarës Antonio Di Marco shkruajti në facebook: “Fatkeqësisht, një tragjedi e tmerrshme ndodhi. Do të ketë fatalitete por duhet kohë për ta konfirmuar.

Forcat e emergjencës dëshpërimisht u përpiqën të shpëtojnë njerëzit, por u është dashur të zbrapsen për shkak  të stuhisë së  borës

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723