Një 14- vjeçar është gjetur i vetëvarur në fshatin Katundshtë të Këlcyrës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij, adoleshenti me iniciale E.D. Ka qenë e ëma e djalit V.D,44 vjeçare, ajo që ka e gjetur të të pajetë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.