Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e sportit , ku ka humbur jetën një pilot i garave me motorë, Moto GP2. Spanjolli Luis Salom, 24 vjeç, u aksidentua në pistën e Katalonjës gjatë provave të lira, dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme dhe u dërgua në spital, por për fat të keq nuk mundi t’ia dilte.